fbpx

Përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, Gjon’s Tears tregon emrin e këngëtares shqiptare që e frymëzoi për të marrë pjesë: Fillova të ëndërroja

gjon.jpg

Gjon’s Tears është artisti i njohur me origjinë shqiptare, që përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision”. Ai arriti të dalë i treti.

Mirëpo ai ka dhënë një intervistë ku ka treguar se është frymëzuar shumë nga Aurela Gaçe, ku e pa për herë të parë Eurovisionin në vitin 2021.

“Në 2012-n pashë Eurovision për hërë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës.

Aurela Gaçe ka ndarë këtë pjesë me ndjekësit e saj dhe është shprehur shumë e lumtur që ajo ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.

“Auuu  E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marre nje vendim të bukur

@gjon.s_tears  te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses

Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumeeee vite që më jep shumë dashuri , i rritur edhe ai në Zvicer, por i rritur me shume dashuri per vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303