Përfaqëson Suedinë, por futbollistja shqiptare feston gjithnjë me shqiponjë

Kosovare Asllani përfaqëson Suedinë në futboll në arenën ndërkombëtare, por nuk i harron kurrë rrënjët e saj.

Madje, ajo është gati t’i hapë luftë edhe FIFA-s për festimin me shqiponjë pas një goli.

Kontributi i saj më i madh për këtë vit që po mbyllet është ai me ekipin kombëtar të Suedisë, të cilin e ndihmoi duke shënuar gola me peshë që të kualifikohej për në Botërorin 2019.

“E kam bërë gjithmonë dhe është festim normal, nuk është politik. E bëra edhe për nipin tim që po më shihte. Nëse në FIFA duan të më dënojnë, të më mbajnë paratë e rrogës”, ishte sfida e hapur e Asllanit.

Lër një koment