Përfaqësuesi i lartë i SHBA letër BE-së: Liberalizoni vizat për Kosovën!

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të SHBA, Elliot Engel i është drejtuar me një letër Bashkimit Europian ku i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pikërisht, kjo letër i është drejtuar Presidentit të Komisionit të BE-së, Presidentit të Këshillit të BE-së,Donald Tusk dhe 28 krerëve të shteteve anëtarë.

Engel thekson se “Nëse qytetarët kosovarë trajtohen si çdo vend tjetër i Ballkanit, do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por pamundësia për të dhënë liberalizimin e vizave tregon se BE po vepron me dy standade për popullin e Kosovës.”

Ai bën apel që liberalizimin i vizave për Kosovën të bëhet pa vonesa të mëtejshme. Letra i është dërguar krerëve të BE dhe vendeve anëtare në datën 4 tetor.