Përfaqësuesja e BE dhe ambasadorët e QUINT-it i bashkohen takimit Mustafa-Kurti

ambasadoret.jpg

Përfaqësuese e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe përfaqësuesit e QUINT-it në vend kanë shkuar në Kuvend të Kosovës aty ku do të takohen me përfaqësues të LV-së dhe LDK-së.

Takimi ishte parashikuar që të mbahej në orë 17:00, atëherë kur në Kuvend veçse kanë arritur zyrtarë të të dy partive, të udhëhequr nga Albin Kurti e Isa Mustafa.

Mirëpo, fillimisht, ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolova janë mbledhur pranë zyrës së BE-së, për të vazhduar pastaj për në Kuvend.

Mbetet për t’u parë nëse ambasadorët do të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve për të qeverisur vendin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303