fbpx

Përfitimet në shëndet nga kivi-t

kiwi-for-heart-health.jpg

Emri i kivit është ai i një zogu me të njëjtin emër nga Zelanda e Re, ku dhe fruti është rritur, edhe pse emri tjetër i tij, “kullumbri kinez”, reflekton origjinën e vërtetë të këtij fruti.

Me përqindje shumë të larta në vitaminë C, kivi është shumë mirë të hahet i papërpunuar.  Kivi është një frut i pasur me vitaminë B, e rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të reja. Përveç kësaj, përbëhet edhe nga vitamina C, shumë e rëndësishme dhe e rekomandueshme tek gratë shtatzëna. Vitamina C është e domosdoshme për rritjen e kockave, forcon dhe ruan qelizat si dhe ndihmon në zhvillimin e kockave dhe indeve të foshnjës në barkun e nënës.

Duke marrë këto vitamina nëpërmjet konsumimit të kivit, do të mund të parandaloni defektet e lindjes si dhe do ta ndihmoni foshnjën të rritet në mënyrë të shëndetshme. Mjekët rekomandojnë që gratë shtazëna dhe ato të cilat ushqejnë fëmijën me gji, duhet të marrin sasi shtesë të acidi folik që gjendet në frutin e kivit.

Të mos harrojmë ndërkohë se kivi është i çmuar edhe për zemrën. Stili modern i jetesës, i shoqëruar me një ushqyerje të çekuilibruar, mund të shkaktojë probleme në zemër dhe qarkullimin e gjakut, si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë. Shkaktari kryesor i këtyre problemeve është kolesteroli në gjak. Pikërisht kivi ndihmon sepse përmban pektinë, një substancë që ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Ky frut është i shkëlqyer edhe për të rënë në peshë, sepse përmban pak kalori dhe është i pasur me fibra që ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve dhe rregullojnë funksionimin e zorrëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303