fbpx

Përfitimet që ka lëkura juaj nga konsumi i qepës

qepee.jpg

Qepa është një nga përbërësit kryesorë të kuzhinës, që përdoret shumë, për t’i dhënë shije ushqimit. Jo vetëm bën ushqimet e shijshme, por edhe përmirëson shëndetin tonë.
Më poshtë ju tregojmë disa përfitime që ka specifikisht lëkura jonë, nga qepa.
Qepa është një burim i pasur i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe elementëve të tjerë ushqyes të rëndësishëm si vitamina A, vitamina C dhe vitamina E që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të mbajtur larg sëmundjet e lëkurës. Këto vitamina ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë.
Antioksidantët në qepë ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, duke larguar toksinat nga qarkullimi i gjakut. Kjo pastron lëkurën, duke parandaluar kështu rrezikun e shfaqjes së ndonjë problemi të lëkurës.
Komponentët si kuercetina dhe fitokimikate të tjera të pasura me squfur të pranishme në qepë ndihmojnë në luftimin e dëmeve të radikalëve të lirë, duke vonuar kështu shenjat e plakjes.
Qepa ka anti-bakteriale, antiseptike dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në uljen e inflamacionit.
Përmbajtja e vitaminës, veçanërisht e vitaminës C, e pranishme në qepë, ndihmon në ushqimin e lëkurës, duke e bërë atë të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Dhe një fakt tjetër; lëngu i qepës mund të ndihmojë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës së buzëve duke i bërë më të buta

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303