Përfitimet që ka pasur prej tij, Rama flet për Soros: Berishën e njeh thjesht si emër, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës, e kanë bërë gogol me qëllim

73F15DDA-80FE-4D58-9297-EE0A546AF669.jpeg

Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana politikë. I ftuar në “Open”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i jenë falenderues Soros pasi ai ka bërë investime dhe ka mbuluar shumëshpenzimenë vendin tonë, duke nisur që nga ndërtimi i shkollave, pandmia, tërmeti dhe Reforma në Drejtësi.

Rama shtoi më tej se ish-kryeministrin Sali Berisha, Soros e njeh thjesht si një emër dhe se planet për ndarjen e Kosovës janë legjenda kreshnikësh. Në jetën e tij të mëparshme, Rama tha se ka pasur përfitime nga Soros, por jo si politikan.

“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin.  Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dollarë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe tërmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tërmetin. Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikësh për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303