31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përfitimet shëndetësore të limonit jeshil

spot_img

Shpesh përdoret për të shtuar pak shije  ushqimeve, megjithatë, ka shumë më tepër se sa kaq që duhet të dini rreth limonit jeshil.

Ka një numër përfitimesh shëndetësore. I përdorur prej shekujsh për të trajtuar sëmundje të ndryshme, shumë njerëz e përdorin limonin jeshil për të lehtësuar apo trajtuar dhimbjet e tyre.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Sipas një artikulli të “Food Facts” antioksidantët që gjenden në të ndihmojnë për të ndaluar krijimin e qelizave të kancerit. Kjo tregon se limoni jeshil mund të ngadalësojë ose ndoshta ta frenojë përparimin e llojeve të caktuara të kancerit.

Bën mirë për tretjen

Aroma e tij në të vërtetë ndihmon në tretje. Ai kontribuon në lagien e gojës që më pas ta përgatis atë për hapat e tretjes. Acidet  ndihmojnë në shkatërrimin e ushqimit dhe lehtëson tretjen në sistemin tuaj.

 

Ndihmon personat që janë me diabet

Fibra e tretshme të gjetura në lime ndihmojnë në nivelet e glukozës në gjak. Për shkak të indeksit të ulët të fliceminë, lime kontribuon në reduktimin e dëshirës për sheqer të pacientëve diabetikë.

Bën mirë për sytë

Përqendrimi i lartë i Vitaminës C ka dëshmuar të ketë përfitime të mëdha për sytë. Vetitë antioksiduese ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga çështjet që lidhen me plakjen dhe madje edhe infeksionet./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat