fbpx

Përfshihen tre makina, aksident i rëndë në Tiranë-Durrës

Edhe pse ka trafik, kjo nuk e ka ndaluar të ndodhë një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ku raportohet edhe për disa persona të lënduar rëndë.

Në aksident thuhet se janë përfshirë tre makinë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Traumës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit si dhe rregullimin e trafikut.