Përfshihet nga flakët katedralja Notre Dame në Paris

Katedralja e famshme Notre Dame në Paris të Francës, është përfshirë nga zjarri.

Ekipet e zjarrfikësve të Parisit kanë njoftuar se katedralja u përfshi nga flakët pasditen e sotme.

Shkaku ende nuk është i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Imazhe të shumta janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku shihet tymi duke dalë nga pjesa e sipërme e katedrales.

Ndërtesa është evakuuar menjëherë.

Katedralja është një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze në Evropë dhe një nga ndërtesat më të vizituara në botë.

Notre Dame – që do të thotë ‘Zonja jonë’ – u ndërtua në 1160 dhe përfundoi në vitin 1260, dhe është modifikuar në një numër rastesh gjatë shekullit.

Është katedralja e Kryepeshkopatës së Parisit, dhe vizitohet nga rreth 12 milion njerëz çdo vit./real-news.tv/