fbpx

Përfshihet nga flakët ndërtesa, ja bilanci i të vdekurve

ndertesaaa.jpg

Tre persona vdiqën dhe një tjetër u plagos rëndë si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në qendër të Parisit në orët e para të së shtunës.

Një nga viktimat vdiq pasi u hodh nga dritarja e ndërtesës, nga kati i gjashtë i saj. Ndërkohë që flakët zgjatën për rreth katër orë, dhe 200 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e tij.

Deri në orën 08:45 me orën lokale, zjarri akoma nuk ishte shuar plotësisht.

Gjithsej 27 persona u trajtuan për thithjen e tymit, thanë shërbimet e shpëtimit. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa pasojat kanë rezultuar fatale.

Nga raportimet e para, dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht në restorantin në katin e parë të ndërtesës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303