Përfshihet nga flakët një banesë në Dibër

auto_zjarr_1446746565-57965541546761505.jpg

Një ndërtesë 3 katëshe është përshirë nga flakët ditën e sotme në Ulëz të Dibrës. Mësohet se në atë banesë jetonin disa të huaj, përkatësisht turq, të cilët punojnë në një hidrocentral pranë qytetit.

Ende nuk dihet se si ndërtesa 3 katëshe ka marrë flakë. Raportohet se nuk ka asnjë të plagosur nga zjarri, por dëmet materiale janë të shumta. Zjarrfikësja menjëherë mbërriti në vendngjarje për të shuar flakët. Ndërkohë, policia po punon ende për zbardhjen e ngjarjes./real-news.tv

scroll to top