Përfshihet nga flakët ‘Paçja’ te Pazari i Ri

Screenshot_2-9.png

Tre dyqane janë përfshirë nga flakët para pak minutash në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Ri, rruga ‘Qemal Stafa’.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Bëhet e ditur se deri më tani nuk raportohen të lënduar nga zjarri. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303