fbpx

Përfshirja e Najada Çomos në politikë, nuk përmbahet mjeku dhe nxjerr disa fakte: Është skandaloze që…

najada-como-e1592405198731-672x450.jpg

Tashmë mjekja Najada Çomo do të jetë e përfshirë në politikë, pas ftesës që kryeministri Rama i bëri si kandidate për deputete. Ndërkohë mjeku Ilir Allkja ka bërë një deklaratë lidhur m këtë situatë për ABC, ku ka thënë se qeveria duhet të ketë një qasje tjetër kundrejt bluzave të bardha dhe kjo është skandaloze për qasjen e saj.

Personalisht unë nuk jam i habitur nga kjo që vërejta dje, pasi doktoresha ka qenë e përfshirë në politikë. Ne jemi mësuar gjithmonë ta shohim duke përkrahur hapur deklaratat politike të kryeministrit të Shqipërisë. Ka qenë gjithmonë një partizane e vendimeve ekstreme dhe masave ndaj popullatës gjatë gjithë kohës së pandemisë. Është skandaloze për qasjen e qeverisë, pasi qeveria është një ansambël i madh dhe duhet të ketë tjetër qasje karshi mjekëve. Unë e kam përshkruar me dy fjalë qasjen e qeverisë ndaj sistemit shëndetësor dhe mjekëve, qeveria ose i bën politikanë, ose i flak në rrugë, i burgos a i përndjek. Kjo është skandaloze Ne kemi mjekë për 1000 banorë po aq mjekë sa ka Ghana, Somalia, Guatemala dhe nuk krahasohemi dot me kushtet ballkanike. Ky është një shembull i keq që i jepet mjekëve të rinj, të cilët gjithsesi politika i thotë që futuni në krahët e politikës nëse doni të jeni të sigurt, të jeni të famshëm, të jeni të mbështetur. Nëse doni të punoni të lirë si mjekë atëherë do ta pësoni.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303