Zgjedhjet lokale / Partitë që kanë regjistruar kandidatët

auto_KQZ1551776181.jpg

Ka përfunduar dje në mesnatë afati për regjistrimin në Komisionin Qëndror Zgjedhor të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Partia Socialiste ka zyrtarizuar brenda afatit 61 kandidatët  e saj për 61 bashkitë në vend, duke zyrtarizuar edhe kanidatin për bashkinë e Peqinit i cili është Lorenc Tosku.

Edhe Bindja Demokratike ka regjistruar kandidatët e saj para përfundimit të afatit.

Në Bashkinë e Tiranës kandidat do jetë Arbën Skënderi, në bashkinë e Shijakut Arben Pohumi, në Gramsh Sabri Ibrahimi ndërsa në Dibër Shkëlzen Qoka.

Në pritje të përfundimit të afatit të KQZ-së mesditën e sotme ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar si i pavarur në bashkinë e Beratit Plarent Aleksi. PS-ja në Berat kandidon me Ervin Demon, ndërsa deri në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë.

Kryetari aktual i bashkisë Shijak, Ardian Kokomani është regjistruar në zgjedhje si kandidat i pavarur.

Koalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ ka regjistruar dje në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Përrenjasin. Kjo forcë politike ka propozuar Myslim Karriqin që të konkurrojë nga Aleanca Kuq e Zi pjesë e Koalicionit “Shpresa për Ndryshim ” në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ky koalicion përbëhet nga shtatë parti, dhe është i dyti i regjistruar pas “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Myslim Karriqi do ketë mbështetjen jo vetëm nga Partia Aleanca Kuq e Zi, por edhe nga Partia Bashkimi Liberal Demokrat;Partia Demokracia e Re Europiane; Partia Aleanca Popullore; Partia Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë, ish-aleatë të Bashës. Myslim Karriqi është rivali i parë aktualisht që synon të sfidojë ish-deputetin e PS Nuri Belba që është zyrtarisht kandidati i ASHE. Ndërkohë për të kandiduar për kryetar bashkie për bashkinë e Përrenjasit po dje ka përgatitur dhe do dorëzojë dokumentacionin edhe përfaqësuesi i Bindjes Demokratike.

Nga ana tjetër opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303