fbpx

Përfundon asfaltimi i segmentit Vorë-Kthesa e Rinasit (FOTO)

c7a1e16a-1ef4-4d3f-b0f0-ec26b45c01f4.jpg

Rruga e asfaltuar

Një pjesë aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar së asfaltuari, ndërsa vazhdon puna për pjesën tjetër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ka përfundua ndërhyrja në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit.

Ndërkaq, segmenti tjetër Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë është i bllokuar dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes rehabilituese.

“Banoret rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionët qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranes dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores.

Mjetet mund te aksesojne Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vore – Dogana e Tiranes për te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim të Vorës”, thuhet në njoftim.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë – Krujës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *