13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Përfundon aventura e Ze Marias te Tirana

spot_img

Ze Maria nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili ka shkarkuar brazilianin pas rezultateve jo të kënaqshme në këtë kampionat.

Tirana renditet në vendin e shtatë të klasifikimit, me 8 pikë në 8 ndeshje, duke qenë vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, makth që e provoi përpara dy sezonesh.

Largimi i Ze Marias u përfol që pas humbjes në derbin me Partizanin, por fitorja me Kastriotin i dha pak kohë trajnerit brazilian, për të cilin humbja me Laçin ishte fatale.

Mendohet se zëvendësuesi i tij do të jetë ish-futbollisti i Tiranës, Ardian Mema.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat