Përfundon evakuimi në Afganistan, largohet avioni i fundit që transporton njerëz, gazetari: Lufta ka mbaruar

DFA05618-6584-4E71-AE42-6ABF6297EEDE.png

Afati i evakuimit amerikan në Afganistan i ka ardhur fundi. Sipas The Guardian, e cila ka cituar një gazetar, avioni i fundit amerikan me civil sapo është ngritur nga Kabuli.

Postimi i gazetarit Naveed Jamali:

Vini re se është zyrtarisht 31 gusht në Afganistan. Pra, fluturimi është nisur deri në datën e rënë dakord. Zyrtare nga SHBA për mua: Aeroplani i fundit është nisur. Lufta ka mbaruar.”

Ndërkohë që ende nuk dihet se sa persona janë evakuuar nga Kabuli me aeroplanin e fundit për në SHBA.

Talebanet pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe njerëz të thjesht kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve. Data 31 gusht ishte afati i fundit për evakuimet e SHBA-së, i cili ka përfunduar sot. Gjithsej raportohet se 122,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli, përfshirë 5,400 qytetarë amerikanë
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303