fbpx

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri zbulon detajet

gjiknuri-3.png

Ka përfunduar edhe mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Teksa dilte nga mbledhje, përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, është shprehur se tashmë është bërë tri-polare, duke vlerësuar se duhet gjendur një zgjidhje për situatën.

“PD kërkon pak a shumë të jetë KQZ siç është sot. Nëse duam ta mbajmë politike, të qëndrojnë kështu. U kthye një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje. Partia Socialiste e ka thënë publikisht se ne do të respektojmë marrëveshjen që kemi me Partinë Demokratike. Por ky proces do të shikohet hap pas hapi.

Politika tashmë është bërë tri-polare e duhet gjetur marrëveshje edhe me ta.  Maxhoranca duhet t’i shkojë deri në fund kësaj marrëveshje. ne do të punojmë me partitë e opozitës që të bindim ata që të vazhdohet me proceset integruese. Ne do të shprehemi të fundit për sistemin zgjedhor. Në bazë të mendimit të të tjerëve, do të japim në fund edhe mendimin tonë”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303