Përfundon mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, ja vendimi për padinë e ‘Bindjes’

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, të cilët dhanë edhe vendimin në lidhje me padinë e Bindjes Demokratike për rezultatin e 5 bashkive.

Kolegji pas shqyrtimit, vendosi që të rrëzojë ankesën e ‘Bindjes’ për bashkinë e Selenicës.

Kjo parti ka ankimuar se janë bërë manipulime në votime dhe numërime gjatë zgjedhjeve lokale më 30 Qershor./real-news.tv