fbpx

Përfundon mbledhja e Komisionit Hetimor, merret vendimi i papritur për Ilir Metën

meta-3.jpg

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta, ku u votua që të mos shkarkohet.

Komisioni vendosi të mos e shkarkojë Metën me argumentin se nuk ka  bërë një shkelje të një shkalle të tillë.

Në përfundim të mbledhjes është miratuar raporti final mbi veprimet e presidentit me 6 vota pro asnjë kundër.

Raporti pritet të miratohet në një seancë të posaçme parlamentare në Kuvend.

Diskutimet në Komisionin Hetimor

Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.

Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.

Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.

Ka edhe qëndrimin politik të shumicës. Shumica nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore dhe politike, evidentoi shkeljet dhe jep rekomandimet. Mund të ndodhë që në seancë të mos miratohet ky raport dhe të gjykojë seanca, që ka më tepër apo më shumë se kaq.

Bashkim Fino: Këtu nuk ka dëshirë personale të shkarkimit të presidentit. Distaninim duhet ta bëjë edhe vetë zoti Hyseni nga këto fjalë.

Alket Hyseni: Që të sqaroj zotin Fino, nuk iu referova dëshirës së tij, por ndonjë kolegu. Nuk iu referova Finos personalisht. Parlamenti i tërheq edhe veshin presidentit,që çke me të, dhe me këtë rast i është tërhequr cke me të, fort dhe nuk është cështja nga ana e etikës apo disiplinës.

Ulsi Manja: Raporti është i shkëlqyer. Komisioni vendosi një standard si duhet të trajtohen në të ardhmen objektet e komisioneve hetimore. Veprimtaria e komisionit është e suksesshme. Duhet të ndihemi krenar.

Bashkim Fino: Jam pro duke hequr pjesët që ne i vendosim detyra Kuvendit, ato nuk ka nevojë të vendosen në raport, unë nuk jam për të bërë relacione apo rezoluta që janë në funksion të punës sonë të përditshme. Ka dy qëndrime, nëse nuk ka shkelje të rënda, edhe pse keni thënë ka shkelje, dakord jam që të paraqitet ky raport që të mos shkarkohet, por sugjerimet e fundit janë ofenduese dhe fyese.

Votimi në Komisionin e Posaçëm hetimor

Ulsi Manja pro

Vasilika Hysi pro

Alket Hyseni pro

Klotilda Bushka pro

Bashkim Fino pro me rezerva

Krenar Ryci pro

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303