fbpx

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LSI, ja vendimi

LSI.png

Ka përfunduar vetëm para pak momentesh mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e thirrur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.

Bëhet e ditur se në këtë mbledhja Kryesia e LSI-së ka marrë vendim për të thirrur Komitetin Drejtues Kombëtar në datën 26 prill, ora 11:00.

Në këtë mbledhje kaq të rëndësishme pritet të diskutohet në lidhje me hapat e ndërmarrë nga opozita dhe ata që do të merren më tutje, si dhe për firmosjen e marrëveshjes për koalicion me PD-në. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303