Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme kryesinë e PS, ku menjëherë pas përfundimit të takimit foli për mediat lidhur me emrat që do të kandidohen në zgjedhjet e 30 qershorit.
Më tej, Rama tha se për kryetarët e bashkive do të vendoset ditën e shtunë.
“Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që t depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive”, tha Rama./real-news.tv