Përfundon në spital këngëtarja e njohur shqiptare

Një ndër këngëtaret më të njohura të showbizzit shqiptar ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka treguar se është në spital.

Krusita Stafa e cila bëri bujë me projektin e saj të fundit në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Akull’ duket se është ftohur dhe si pasojë ka patur probleme shëndetësore.

Në foton e postuar nga këngëtarja duket dora e saj në të cilën mjekët kanë vendosur një serum, me qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

“Edhe me thanë do ftohesh po s’mora vesh”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të shqetësuar fansat.