Përfundon ngujimi, studentët e Juridikut lirojnë godinën

Për shumë kohë, studentët e Juridikut bllokuan godinën e Fakultetit duke u ngujuar brenda korridoreve dhe sallave të leksionit.

Por ditën e sotme është marrë një vendim nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, ku theksohet se studentët e Juridikut do lirojnë goditën në darkë.

Kujtojmë që studentët prej më shumë se 2 javësh tanimë i janë kthyer procesit mësimor për orët e munguara pranë gjimnazit të përgjithshëm ‘Petro Nini Luarasi’.

Gjithashtu, studentët e Juridikut dhe Ekonomikut për një kohë të gjatë patën përplasje të njëpasnjëshme me policinë në lidhje me zaptimin e godinës.

Së fundmi, studentët dhe pedagogët e Filologjikut kanë nisur protestën e tyre ditën e sotme./real-news.tv