fbpx

Përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë, detajet e para

Ka përfunduar pas plot 3 orësh mbledhja virtuale e Këshilllit të Sigurisë Kombëtare. Takimi u zhvillua nga presidenti Meta, kryeministri Rama dhe opozitari Basha.

Gjithashtu, në takim ishte dhe kreu i Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Nga detajet e para, thuhet se fokusi i bisedës ka qenë situata nga koronavirusi në vendin tonë.

Edhe pse virtuale, për herë të parë pas shumë kohësh kjo mbledhje bëri bashkë Presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozitës.