fbpx

Përfundon protesta, mjeku me tone të ashpra: Mashtrim, ata nuk u pritën nga…

Ka përfunduar pak më parë protesta e mjekëve para oborrit të QSUT.

Një nga bluzat e bardha, përfaqësues i sindikatës, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT është shprehur se bluzat e bardha kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nuk janë pritur nga asnjëri.

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje.

Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi ai.