Përfundon takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca për shtyp

haradinaj-mogherini.jpg

Zyrtarët e BE dhe Kosovës kanë mbajtur sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa ai i BE-së është udhëhequr nga Federica Mogherini.

Ndonëse ishte parashikuar të mbahej një konferencë për mediat, e cila është anuluar.

Tema e konferencës ka qenë marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.

Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinaj, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë deri më tash, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303