fbpx

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk dihet a është arritur marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi zgjati më shumë se dy orë dhe asnjëri prej tyre nuk ka treguar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Zyrtarët e lartë të dy partive që morën pjesë në takim kanë dalë nga Kuvendi pa folur para medieve.

Ky takim mendohej të ishte vendimtari për arritjen e marrëveshjes pasi lideri i VV-së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt për formimin e qeverisë.