Ka përfunduar mbledhja në PS më drejtuesit politikë nëpër qarqe, si dhe janë zbardhur porositë e kryeministrit Rama.
Të gjitha porositë e tij lidhen me ecurinë e fushatës zgjedhore.
Bëhet me dije se probleme më së tepërmi kanë hasur rajonet veriore teksa qarqet jugore kanë qenë më pozitive.
Ndërkohë Rama ka kërkuar angazhim maksimal gjatë fushatës teksa ka dhënë dhe disa porosi ku duhet pasur kujdes.
Sipas kryesocialistit, drejtuesit politikë duhet të kenë kujdes në shërbimet për qytetarët, si në hipoteka apo dhe në institucione të tjera të shërbimeve publike për qytetarët.
Po ashtu Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të qarqeve t’u ‘hedhin një sy’ edhe organizimit në kampin kundërshtar të opozitës.