fbpx

Përfundon takimi mes VV dhe LDK pas 3 orësh, nuk ka marrëveshje, por…

Ka përfunduar takimi që zgjati gati tri orë mes VV-së e LDK-së.

As kësaj radhe nuk është arritur marrëveshje, megjithatë dy partitë mendojnë se është mirë që të vazhdojnë takimet.

Kështu ka bërë të ditur edhe Avdullah Hoti nga LDK.

“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende, ditëve të ardhshme do të takohemi prapë. Nuk kemi ardhur në një konkludim”, tha Hoti.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se sot nuk ka pasur marrëveshje, dhe se kjo është gjithçka çka ai mund të deklarojë.

“Krejt çka mund të them është se nuk pati marrëveshje, dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.