Përfundon takimi, porositë e Bashës për ish-deputetët e PD

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me ish-deputetët e kësaj force politike. Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë paradite në selinë blu, Basha u ka dhënë ish deputetëve disa porosi.

Mësohet se kryedemokrati u ka kërkuar atyre të zhvillojnë takime me rreth 40 mijë bizneset të kryeqytetit, për t’i ftuar ata në protestën e së dielës. Më pas ai u ka thënë se duhet të shpërndahen në rrethet e tyre përkatëse për të përçuar mesazhet e opozitës.

Ndërkaq, në këtë mbledhje Basha nuk ka preferuar të flasë për skenare të mundshme lidhur me protestën e radhës së opozitës së bashkuar. Kujtojmë se protesta do të mbahet më 2 qershor, pasi u shty nga 31 maji kur ishte planifikuar për të respektuar ‘Natën e Kadrit’ një datë e shenjtë kjo gjatë muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë.