Përfundon telenovela me Kadastrën e Vlorës, ikën pas 10 ditësh në detyrë Nazëraj, ja kush vjen

zevendes.jpeg

Ka zgjatur vetëm 10 ditë detyra në krye të Drejtorisë së Kadastrës në Vlorë e Alteo Nazëraj i cili zëvendësoi të tërhequrin, Florian Alimadhi.

Burime bëjnë me dije se në vend të Nazërajt është emëruar Elona Hodaj që ka mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe për një afat rreth 10-vjeçar në kabinetin e Bashkisë së Vlorës.

Emërimi Hodaj mbyll rrokadën në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19-të të tjerë.

Elona Hodaj ka mbajtur gjithashtu edhe poste politike në strukturat e Partisë Socialiste.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303