Përfundon votimi, KLP zgjedh anëtarët

594b0173dedcddc53a4449a946efcdc7_L.jpg

Pas një kohe të gjatë, Prokurorët kanë votuar dhe ka zgjedhur anëtarët, duke i dhënë fund kështu zvarritjes gjatë të kësaj çështjeje. Në total ishin 305 prokurorë, ku 295 prej tyre votuan ditën e sotme, që u arrit kompletimi i KLP-së.

Anëtarët, të cilët u bënë pjesë e KLP-së ditën e sotme janë Gentian Osmani, Antoneta Sevdari, Besnik Cani, ku arritën të mblidhnin më shumë vota nga të gjithë. Ndërsa 3 anëtarët e tjerë, që grumbulluan më pak vota nga votimi janë Besnik Muci, Dritan Preci dhe Vate Staka.

Ndërkohë, së shpejti do hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, që momentalisht këtë post e mban Arta Marku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303