Përgatitet projektvendimi për buxhetin në universitete

Kryeministri Rama ka paraqitur ditën e sotme një projektvendim për dyfishimin e buxhetit në universitete dhe në kërkimin shkencor. Ky lajm është bërë i ditur me anë të portalit ‘Shqipëria që duam’, ku shkruhet se  qeveria ka përcaktuar një fond prek 14.9 miliardë lekësh, dy herë më shumë se vitet e kaluara.

Ndërsa për kërkimin shkencor është parashikuar një buxhet prej 1.2 miliardë lekësh, ku sërish fondi është rritur me dy herë më shumë

5 miliardë lekë janë parashikuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të konvikteve në të gjithë Shqipërinë. Në total, i gjithë buxheti për universitetet publike do të shkojë në 13.1 miliardë lekë./ real-news.tv

Lër një koment