fbpx

Përgjaken rrugët në Shqipëri, vdes një nga të plagosurit nga aksidenti në Shkodër

Aksident i rëndë rrugor i mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik ka rezultuar fatal.

Një prej 4 të plagosurve ka humbur jetën.  Bëhet fjalë për 63-vjeçaren Marije Leka.

Kujtojmë se të plagosurit e tjerë në spital janë Sylë Palnikaj, Katrinë Palnikaj dhe Petrit Leka.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Kamion”.