Këngëtarja e susksesshme shqiptare Tayna ishte një ndër të ftuarat në emisionin “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën.
Si gjithmonë Luana publikon në kanalin e saj në youtube After Party ku gjithmonë personazhet shfaqen duke iu përgjigjur pyetjeve pikante.
Intervista me Taynën vërtitej rreth titujve të këngëve të saj.
E pyetur se cilin konsideron si mashkullin më “sicko” në showbizin shqiptar, reperja ka thënë me nota humori “Edi Ramën”.
Kjo pyetje lidhet me këngën e saj “Sicko”, të publikuar rreth një vit më parë.
Reperja tregoi se momentalisht është e dashuruar vetëm me veten dhe fansat e saj, duke mos na zbuluar asgjë rreth jetës personale. Ajo po ashtu u pyet se cili është lajmi më “fake” që ka lexuar rreth vetes, duke u përgjigjur “Që u kam bërë diss disa personave që në fakt nuk u kam bërë”.