Përgjigjet/ Rrëzohet faqja e lotarisë amerikane

lotaria-amerikane.jpg

Sot është dita kur janë publikuar emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane. Të shumtë janë shqiptarët që kanë aplikuar për një jetë më të mirë drejt “Tokës së ëndrrave” dhe me shumë mundësi janë duke kontrolluar të dhënat e bëra publike që nga ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë.

Mirëpo duke qenë se aplikimet kanë qenë të shumta, kjo ka bërë që serveri i faqes së lotarisë të bjerë. Edhe pse ka vetëm pak minuta që përgjigjet kanë dalë të gjithë aplikueset kanë nxituar të mësojnë fatin e tyre.

Kujtojmë se në vitet e kaluara shqiptarët kanë qenë një prej popujve që kanë aplikuar në masë për lotarinë amerikane. /real-news.tv/ 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303