fbpx

Përgjimet/ Basha: Tirana lavatriçe e pastrimit të parave, si po ndërtohen kullat? Ja ç’thamë ne 8 vite më parë

lulzim-basha-kjo-jave-8-770x450.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë për News24 se tashmë kryeqyteti është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit

Lidhur me përgjimet e anti-mafias shqiptare, Basha tha se “këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri”.

Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane. Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa i përket investimeve direkte ndërkombëtare. Pra ky është kontrasti, në vende të tjera të rajonit po hapen vende pune, po ndërtohen fabrika, po punësohen qytetarët me rroga dinjitoze ndërsa shqiptarët shohin një krizë të thellë ekonomike nga njëra anë dhe paratë e krimit të organizuar në bashkëpunim me paratë e korrupsionit qeveritar. Se ky 20% nga del? Del nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve. Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303