Përgjimet e BILD, ja biseda që bënte Shefi i Policisë me Saimir Tahirin…

Fill pas arrestimit të vëllait të tij për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike, erdhi dhe shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i  drejtorit të Policisë Rrugore Dibër, Robert Aga.

Ai doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.

Robert Ago: O shoku im si je

Xhemal Qefalia: Ej jam me nje tavoline kështu. Ku ke qef me shku ti në Bulqizë a?

Robert Ago: Po. Kush të tha ty?

Xhemal Qefalia :Ok hajt , cao . Jemi këtu me kryeministrin  dhe ministrin

Robert Ago: Jo, unë ju garantoj tu jap cfarë t’iu dojë qefi

Xhemal Qefalia: Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?

Robert Aga: Po mirë me.

Xhemal Qefalia :Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?

Robert Ago :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot

Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr i cik ministrin se na cave b** , foli. Ej foli një çik këtij shefit të komisariatit Bert Agës.

Saimir Tahiri: Alo, o Bert.

Robert Aga: Mirmroma si je ?

Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falënderoj unë ty. Nuk shkon kjo .

Robert Aga: Jo të lutem .

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se s’na e ha t*** për ata legena.

Robert Aga: Unë jam ushtari jot

Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mer vlla?

Robert Aga:Në Peshkopi ? C’bëni mo ?

Ulsi Manja:Hic më me kryeministrin.

Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .

Ulsi Manja: Ku mer ?

Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam .

Ulsi Manja:Ne themi për të shkosh për  ma lart meër burrë .

Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë ne bëjmë llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë mirë…

Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizuar si kryetar komisioni .

Robert Aga:Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: oo Xhemalii  Komisionit të sigurisë , e keni si shef sot dakord.

Robert Aga:Ai thotë jam ushtar i Bertit , Berti ka qenë komandanti im.

Ulsi Manja:Në rregull në rregull.

Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça t*** mu , kush jam unë ?

Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k***?

Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k**mu , do të qis  Ramën , ti folësh Ramës ?

Robert Aga:Po lëre o vlla tashi , shif tma bosh ato shkresën nga Bulqiza .

Xhemal Qefalia: Mos na çaj b** tashi . a je shoku im ? Mos na çaj b**..

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao