fbpx

Përgjimet e Bild/ Unioni i Gazetarëve kundër urdhërit të Prokurorisë

unioni.jpg

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ndaj urdhërit që nxori ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ndalon mediat të publikojnë materiale hetimore lidhur me dosjen 339. Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa ka deklaruar se e refuzon kategorikisht këtë urdhër, të cilin e konsideron si të paprecedentë. Sipas Çipës, urdhri i Prokurorisë në vetvete tradhton edhe inteligjencën juridike të vetë këtij institucioni. Çipa thekson se ky urdhër është një kërcënim, por që gazetarët shqiptarë nuk duhet të ndalen por të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit.

Reagimi i plotë:

Urdhëri i Prokurorisë e cenon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar! Në emër të Unionit të gazetarëve e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedentë që në vetvete e tradhton inteligjencen juridike të vetë Prokurorisë!

Organi i Prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrsesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të që kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!

Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë masivisht me përgjimet e marra nga organi i Prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit!

Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këto lloj vendimi urdhëri i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve!

Ky urdhër është një kërcënim por besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalohen por do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit!

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca! Në vitin 1997 kur u ngrit organi i censurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarëve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të Koha Jonë! Është vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim urdhërin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303