fbpx

Përgjimet e bujshme/ Plas akuza bombë ndaj Erion Veliajt: Shërbëtori i organizatës mafioze…

Screenshot_22-7.png

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku e ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj si shërbëtor të organizatës mafioze Ndragheta.

Sipas Bardhit, përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Reagimi i plotë

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.  Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.  Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303