fbpx

Përgjimet, Kryemadhi: Koha e Ramës mbaroi

monika-kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga ‘Bild’ ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se faktet e bëra publike nga gazeta gjermane i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

“Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigant të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve. Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën”, shkruan ajo.

Gjtihashtu, ajo ka postuar edhe një foto të Ramës së bashku me aleatët e tij.

“Për çdo shqiptar është më se e qartë: Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri. Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime. Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij. Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes. Asnjë hap pas”, përfundon shkrimi i Kryemadhit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303