fbpx

Përgjimet, reagon gazetari gjerman

peter-tiede1.jpg

Gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’, Peter Tiede ka reaguar në lidhje me përgjimet që publikoi ditën e sotme ku pjesë e saj ishte Vangjush Dako, Astrit Avdylaj dhe shumë zyrtarë të tjerë të PS.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, gazetari gjerman ironizon Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjithashtu ai shkruan se njerëzit e qeverisë po përpiqen përsëri ta bëjnë gënjeshtar

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqij të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot. Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë”, shkruan ai./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303