fbpx

Përgjimet/ Vangjush Dako e mohon: Nuk kam folur me Astrit Avdylajn

dako-vangjush-pergjimet-770x403.png

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një ditë më parë përgjimet e reja për dosjen 339/1, pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të dyshuar për aktivitet në fushën e drogës.

Përgjimet vënë në dukje lidhjet direket që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.

Por Vangjush Dako deklaroi sot në “Opinion” se në këto përgjime që janë publikuar nuk ka folur me Astrit Avdylajn.

“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj. A më akuzon ky gjermani? Unë nuk jam duke folur me të. Nuk jam duke folur me atë, këtë ta sfidoj këtu”, deklaroi Dako.

“Kjo tregon se e ka manipuluar për të krijuar gjithë këtë lidhje. Me mua nuk është në asnjë vend Astrit Avdylaj”, theksoi më tej Dako, i cili ka treguar dhe se çfarë ka thënë në prokurori.

“Në prokurori kanë dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur për këtë telefonatë. Nuk janë marrë në detaje, kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar materialet e bashkisë”.

“Vlla, lale është shprehje e gjithë shqiptarëve”, tha Dako.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303