Përgjimi/ Ja si ja kërkojnë Ymer Lalës ‘kafen’ për votat

dgsdgdf-1.jpg

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar pasditen e sotme dhjetë përgjime të reja lidhur me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Në përgjimin 7 dëgjohet Ymer Lala, një person me precedentë penalë që flet me një person të panjohur i cili i thotë se njëri prej votuesve nuk ka marrë “kafen” e tij

Përgjimi i plotë

Imer Lala: Ardi?

I panjohuri: Si je?

Imer Lala: Mirë si shkove?

I panjohuri: O vëlla, një Basri Veselin e njohim, e kemi gjë?

Imer Lala: Basri Veselin po.

I panjohuri: E takova por nuk ka asgjë.

Imer Lala: Si nuk ka asgjë?

I panjohuri: A i keni çuar ndonjë kafe?

Imer Lala: Ai ka mbaruar punë.

I panjohuri: Ke mbaruar punë ti por nuk kanë shkuar në vend.

Imer Lala: Po lëri ata bythë q+++. Rri rehat se për atë zonë ku është ai ka çdo gjë në rregull. Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem?

I panjohuri: E more vesh për atë që kishin rrahur në Maqëllarë?

Imer Lala: Jo, kush janë këta?

I panjohuri: E kishin rrahur këta me kapuça, Flamur Nokat e këto.

Imer Lala: Ja ta shoh në TV.

I panjohuri: Ishin nja 4-5.

Imer Lala: Ok bos. /real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303