Përgjysmimi i tarifave, MAS kërkon numrin e studentëve

studentet-protesta.jpg

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë iu kërkon Universiteteve publike informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë nga përgjysmimi i tarifave ose bursat.

Kjo sipas ministrisë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura në Vendimet e Këshillit të Ministrave.

Në përmbushje të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për plotësimin e kërkesave të studentëve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me prioritet, po angazhohet maksimalisht në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, për sigurimin e një informacioni sa më të plotë për identifikimin e numrit të studentëve, si dhe përcaktimin e programit ku ata ndjekin studimet e tyre, për të gjitha kategoritë e parashikuara në secilin prej vendimeve nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave“, sqaron ministria.

Sipas ministrisë, pas përcaktimit të nurmit të studentëve, do të lëvrohet edhe fondi.

Strukturat përkatëse pranë universiteteve publike janë angazhuar plotësisht për të mundësuar brenda datës 11.01.2019 gjithë informacionin e nevojshëm. Pas marrjes së këtij informacioni do të vijohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të lëvrohet fondi i nevojshëm për subvencionimin e IAL-ve publike në përballimin e efektit financiar, në zbatim të vendimeve“, thuhet në njoftimin e ministrisë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303