Përhapja e “Coronavirus”/Konfirmohen dy rastet e para në…

Autoritetet iraniane ikanë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin COVID-19.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA, e citoi një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, të quajtur Kiyanoush Jahanpour, të ketë thënë se disa raste të dyshimta me koronavirus janë zbuluar gjatë dy ditëve të kaluara.

Ky zyrtar tha se dy rastet e konfirmuara u regjistruan në provincën qendrore të Iranit, Qom.

“Testet e avancuara janë duke u kryer dhe ato do të bëhen publike kur të përfundojnë”, shtoi ai.

“Në Qom janë dërguar ekipe mjekësore dhe personat e dyshuar me koronavirus janë vendosur në Karantinë”, shtoi më tej zyrtari iranian.

Irani ka vendosur masa të sigurisë në aeroporte për ta parandaluar përhapjen e mundshme të virusit të ri, shkruan “Free Europe”.

Koronavirusi COVID-19 fillimisht u paraqit në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar. Prej asaj kohe, gati 75 mijë persona janë infektuar në nivel botëror, ndërsa më shumë se dy mijë kanë vdekur.