fbpx

Përhapja e Ebola-s në mënyrë të frikshme, Ruanda mbyll kufirin me Kongon

Ruanda.jpg

Ruanda ka mbyllur kufirin e saj me Republikën Demokratike të Kongos në përgjigje të krizës së Ebola-s.

Të paktën dy njerëz kanë vdekur nga virusi në qytetin lindor të Kongos, Goma, afër kufirit të Ruandës.

Sot bëhen një vit që kur Kongo shpalli krizën e Ebola-s, me më shumë se 1.800 njerëz të vdekur dhe mbi 2.700 të infektuar.

Sipas mediave amerikane, kjo konsiderohet përhapja më e  madhe e Ebola-s.

Burime të emigracionit në Ruanda thanë se pika e kalimit kufitar në Goma është mbyllur të enjten në mëngjes.

Lajmi u konfirmua më vonë nga zyrtarët e Kongo-s. Në një deklaratë, presidenca e Kongos tha që kishte pasur një “vendim të njëanshëm nga autoritetet Ruandane” për të mbyllur vendkalimin.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303