fbpx

Përhapja e variantit Delta, Greqia rrezikon mbylljen e ishujve turistikë

3500-27.jpg

Autoritetet greke po mendojnë vendosjen e kufizimeve të reja madje dhe mbylljen e disa ishujve turistikë në vend. Shkak për këtë është rritja e rasteve të reja dhe përhapja e variantit Delta. Sipas tyre pronarët e lokaleve dhe hoteleve nuk po respektojnë masat anti-Covid, shkruan The Guardian.

Greqia ka vënë në gatishmëri agjentë të tjerë policie në ishujt turistikë të vendit, në përpjekje për të kontrolluar respektimin e masave anti-Covid, sidomos në ambientet e frekuentuara nga më të rinjtë, për të ndaluar përhapjen shqetësuese të variantit Delta.

Rreth 168 njësi janë dërguar në Mikonos, në krahasim me 56 që ishin një vit më parë. Ndërkohë 30 agjentë policie janë vendosur në Ios për të kontrolluar diskotekat dhe klubet e natës.

Sipas zv/ministrit të mbrojtjes civile, Nikos Hardalias, dy ishujt janë një hap larg kufizimeve të reja, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me covid, të regjistruara ditët e fundit. Por dhe për shkak të pranisë së një numri të madh turistësh në ishuj, raporton abcnews.al

Shqetësimi më i madh i autoriteteve, të cilat po vlerësojnë aktivizimin e kufizimeve të reja, ka të bëjë me faktin se pronarët e lokaleve nuk respektojnë masat e sigurisë. Situata është shqetësuese dhe në ishujt e Zantes, Tino, Lefkadha, Santorini, Paros dhe Rod.

Turizmi përbën pothuajse 25% të PBB -së greke. Në qershor Banka e Greqisë parashikoi se do të duheshin dy deri në tre vite që udhëtimet dhe shpenzimet të ktheheshin në nivelet para pandemisë, duke thënë se të ardhurat për këtë vit nuk kishin gjasa të tejkalonin 40% në krahasim me vitin 2019 kur të ardhurat e industrisë arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 18 miliardë eurosh

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303